
Djali i Dr. Selman EL-AUDE, Abdullah ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së tij në twitter se autoritetet e burgut ku mbahet i izoluar babai i tij, kanë njoftuar familjen se është bërë transferimi i tij në Riad, kryeqytetin e vendit, pa dhënë arsye se për ç’arsye.
Menjëherë janë filluar hamendësimet se për çfarë arsye është transferuar. Ajo që është më e pritshme është organizimi i gjyqit ndaj tij ku dihet që para disa muajsh se do merret vendimi për ekzekutimin e tij vetëm se do të pritet kalimi i muajit të shenjtë të ramazanit.


