Sëmundja po përhapet me të madhe, njerëzit janë në rrezik, e OKB-ja flet për seriozitetin e situatës!

Mos i humb

Sipas programit të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS (UNAIDS), sot në botë ka 36.9 milion persona të infektuar nga AIDS, prej tyre, 21.7 milion janë trajtuar, ndërsa të tjerët, ose presin trajtimin mjekësorë, ose nuk lajmërohen fare.

Sipas këtij raporti, vetëm vitin e kaluar në botë kanë vdekur 940.000 persona nga kjo sëmundje, ndërsa janë infektuar rreth 1.8 milion njerëz të tjerë.

Rezultatet e raportit të UNAIDS flasin se në vitin 2017, 75 për qind e numrit të përgjithshëm të personave të infektuar me HIV e dinin se ishin të infektuar, ndërsa në vitin 2015 ky numër ishte 67 për qind.

Ajo që bënë të shqetësohemi nga të dhënat e këtij raporti është fakti se 9.4 milionë njerëz në botë fare nuk kanë informacion se janë të infektuar me këtë virus, prandaj nga UNAIDS bëjnë thirrje që urgjentisht të kalojnë testimin e HIV-it dhe të fillojnë trajtimin.

Ndër njerëzit e infektuar gjenden 35.1 milion të rritur, dhe 1.8 milion janë fëmijë nën moshën 15 vjeç.

Shumica e të infektuarve janë në Afrikën Lindore dhe Jugore. Raporti gjithashtu tregon se në vitin 1996, numri i njerëzve që jetojnë me HIV arrinte 3.4 milionë.Kosovapost.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit