Sëmundjet kardiovaskulare, shkaktari kryesor i vdekjeve në Evropë

Mos i humb

Eurostat ka publikuar statistikat mbi normën e vdekshmërisë për vitin 2017 dhe shkaqet e vdekjes, bazuar në të dhënat e fundit në vendet e BE-së.

Sipas këtyre të dhënave, shkaku kryesor i vdekjeve në vendet e BE-së janë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, ndërsa vetëm në Holandë, shkaktar kryesor i vdekjeve ka rezultuar kanceri.

Ndër vendet e BE-së, numri më i lartë i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular është regjistruar në Bullgari, ku 66 për qind e vdekjeve lidhen me sëmundjet në fjalë.

Numri më i ulët i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular është regjistruar në Danimarkë, ku vdekshmëria nga këto sëmundje është 23 për qind.

Të dhënat tregojnë se vdekshmëria më e lartë nga kanceri është regjistruar në Slloveni (32 për qind), ndërsa ajo më e ulëta në Bullgari (16 për qind).

Sëmundjet e sistemit kardiovaskular dhe kanceri përbëjnë më shumë se gjysmën e shkaktarëve të vdekjeve në BE. Pas tyre, si shkaktari i tretë radhiten sëmundjet e sistemit respirator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit