Senati amerikan i jep dritë jeshile ligjit për shkurtimin e taksave

Mos i humb

Senati amerikan të mërkurën në mëngjes i dha dritë jeshile ligjit më shkurtues të taksave që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar.

Siç bëri të ditur presidenti amerikan Mike Pence, i cili kryesoi me mbledhjen e Senatit, projektligji i Republikanëve u votua me 51-48 vota.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë propozim ligjin në fjalë, me çka pas nënshkrimit nga presidenti Donald Trump javën e ardhëshme, i njëjti do të hyjë në fuqi.

“Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sapo kaloi shkurtimin e taksave dhe ligjin e reformave, më të madhin në historinë amerikane”, shkroi Trump në Twitter.

Ndryshe nga ai, senatori demokrat, Kamala Harris, miratimin e propozim ligjit e quajti një parodi.

Në llogarinë e tij në Twitter, Harris shkroi se ”Ligji u jep akoma më shumë shkurtime një përqindëshit më të pasur dhe zvogëlon përgjithmonë normat e taksave të korporatave në kurriz të familjeve të klasës së mesme. Kjo nuk është ajo që dëshironte Amerika”, tha ai.

Ligji në fajlë paraqet riparimin më të madh të taksave në 31 vitet e fundit, dhe kap shifrat prej rreth 1.5 trilionë dollarë në shkurtime.

Ligji synon të ul përgjithmonë në 21 për qind taksën e korporatave, nga 35 për qind sa është tani.

Presidenti Donald Trump dhe senatorët republikanë pohojnë se ligji do të shërbejë si një ndihmesë për klasën e mesme, përkundër disa analizave të pavarura të cilat thonë se i njëjti anon nga korporatat dhe të pasurit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit