Senati i SHBA-ve kalon marrëveshjen për buxhetin

Mos i humb

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot miratoi marrëveshjen e madhe dypartiake për buxhetin dhe ligjin mbi shpenzimet, me çka do të duhej të zhbllokohej puna e Qeverisë federale.

Ligji për buxhetin tani do të dërgohet për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-ve.

Senatorët votuan 71:28 për miratimin e marrëveshjes, me çka papritur lehtësisht kapërcyen vërejtjet e konservatorëve fiskalë republikanë.

Projektligji u ndal të enjten në mbrëmje në Senat, kur një nga kundërshtarët senatori Rand Pali refuzoi të lejonte një votim me procedurë urgjente. Protesta e tij e detyroi Kongresin të priste deri në mesnatë për miratimin e masave për financimin e Qeverisë.

Por, të premten herët në mëngjes Senati aprovoi marrëveshjen për buxhetin prej 400 miliardë dollarë. Por, masa doemos duhet të kalojë debatin dhe votimin në Dhomën e Përfaqësuesve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit