Senatori amerikan kërkon mbështetjen e publikut mbi vrasjen e Khashoggit

Mos i humb

Washington

 Një senator i SHBA-ve u bëri thirrje amerikanëve t’u bëjnë presion përfaqësuesve të tyre të Kongresit për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, (AA).

“Është koha që ata që janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi të japin llogari”, tha senatori Oregon Ron Wyden, anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit, në një video të postuar në Twitter me të fejuarën e Khahoggit, Hatice Cengiz.

Në video, senatori tha se ai dhe Cengiz kërkojnë informacione nga autoritetet se kush është përgjegjës për “vrasjen e tmerrshme” të gazetarit saudit.

“Ndoshta do të duhet që në bazë të Komitetit të Inteligjencës të përdor një proces të veçantë për të marrë këtë informacion. Ajo që ju mund të bëni si qytetar është t’u thoni zytarëve tuaj të zgjedhur se është koha për të vërtetën, për të vëtetën se kush ishte përgjegjës për vrasjen e Khashoggit”, tha Wyden.

Cengiz, nga ana e saj, tha se e vërteta është hapi i parë për drejtësi dhe mbështeti thirrjen e senatorit amerikan për bashkëpunim.

Wyden në vazhdimësi ka thënë se ai do të publikojë informacione sekrete për vdekjen e Khashoggit nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk arrin të kalojë një raport të detajuar mbi vrasjen.

Khashoggi, i cili jetonte në SHBA dhe kolumnist i “The Washington Post”, u zhduk pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018.

Pasi fillimisht thanë se nga konsullata ka dalë i gjallë, disa javë më vonë administrata saudite pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, duke fajësuar një grup mashtrues të operativëve sauditë.

CIA raportoi me besueshmëri se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, urdhëroi vrasjen e Khashoggit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit