Senatori rus: Demokracia amerikane çalon në të dyja këmbët

Mos i humb

Në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social, Kosachev ka bërë një vlerësim lidhur me hyrjen në ndërtesën e Kongresit Amerikan pas kapërcimit të barrikadave të policisë nga protestuesit që u mblodhën në kryeqytetin Washington të SHBA-së në mbështetje të presidentit Donald Trump.

Duke vënë në dukje se ngjarjet në Washington kanë disa arsye, Kosachev mbrojti idenë e tij se njëra nga këto arsye janë “Narcizmi, ekscentriciteti dhe aventurizmi” i Trumpit.

Ndërsa arsyet e tjera të ngjarjes janë zhvendosjet e pasigurta në rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 3 nëntor dhe rezultatet e zgjedhjeve në shtetin e Georgia-s, tha Kosachev i cili pretendoi se pala humbëse këtë herë ka arsye të shumta për të akuzuar fituesit për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve. “Në mënyrë të qartë demokracia amerikane çalon në të dyja këmbët”, tha Kosachev.

Duke vënë në dukje se tashmë festa e demokracisë ka përfunduar, Kosachev theksoi se tashmë SHBA nuk mund të dirigjojë një drejtim në çështjen e demokracisë dhe se për këtë arsye ka humbur të drejtën për ta përcaktuar atë dhe madje edhe të drejtën për t‘ua imponuar të tjerëve. 

Hyrja e mbështetësve të Trump në ndërtesën e Kongresit

Pas tubimit para Shtëpisë së Bardhë, mijëra protestues mbështetës të presidentit amerikan Donald Trump marshuan drejt Kongresit Amerikan të cilët tentuan të hyjnë në ndërtesë duke tejkaluar barrikadat. Disa nga protestuesit hynë në Senat pak kohë pas përplasjeve të përjetuara me policinë.

Si rrjedhojë në Kongres u ndërpre seanca e miratimit të votimit të Këshillit Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe u evakuuan në një vend të sigurt brenda ndërtesës anëtarët e Kongresit dhe zv.presidenti Mike Pence i cili kryesoi seancën.

Turma filloi të shpërndahet pasi Trump u kërkoi protestuesve që të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërkohë që policia përgjegjëse për sigurinë e Kongresit Amerikan pas rreth 4 orësh njoftoi vendosjen e sigurisë së ndërtesës.

Në ngjarjet e përjetuara gjatë bastisjes së Kongresit Amerikan humbën jetën 4 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit