Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë vdekur 5 persona ndërsa janë regjistruar 161 raste të reja.
Deri më sot janë hospitalizuar 1.245 pacientë ndërsa deri më tani janë regjistruar 30.209 raste.
Nga dje janë testuar 10.764 persona, prej tyre 161 pozitiv ndaj COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 persona, me çka numri i të vdekurve u rrit në 689.
Në respiratorë janë 52 pacientë ndërsa deri tani janë testuar 842.441 qytetarë.


