“Serbia do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë”, ‘çmenden’ mediat serbe: Vuçiç është duke e risjellë perandorinë e Dushanit

Mos i humb

Disa gazeta të mëdha serbe që konsiderohen të afërta me presidentin Vuçiç sot publikuan lajme që nxisin të tjera konflikte në Ballkan.

“Serbia do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë” ishte titulli me të cilën hapej gazeta serbe pro qeveritare ‘Alo’ që më pas u publikua edhe në portalet e tjera serbe. Gazeta serbe Informer e njohur si përkrahëse e qeverisë në faqen e parë këtë të hënë ia ka kushtuar një shkrimi me doza të forta nacionalizmi.

“Presidenti Vuçiç, mik personal i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, po zgjeron orekset rajonale. Në fillim synonte copëtimin e Kosovës me anë të dyshes Thaçi-Rama, kurse pas vizitës në Washinton ka shtuar planet rajonale në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Informer.

Gazeta serbe shkuan se presidenti Vuçiç është duke e risjellë perandorinë e Dushanit, Mbreti i Serbisë nga 8 shtatori 1331 dhe Car (ose Perandor) dhe autokrati i serbëve dhe grekëve nga 16 prillit 1346 deri sa vdiq.

Kjo sipas kësaj gazete do të fusë në panik boshnjakët edhe kroatët.
Ky shkrim vjen një ditë pasi ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin foli me doza të forta për atë se çfarë duhet të jetë Serbia. Vulin, ka përsëritur dje se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është, ka për detyrë dhe duhet të jetë president i të gjithë serbëve kudo që jetojnë. Ai deklaroi se Vuçiqi duhet ta krijojë “botën serbe”.

“Sikur të kishim guxim që në dy ish-Jugosllavi të hartonim e të tregonim ku jetojmë, sot nuk do të flitnim për këto. Por nuk kemi pasur guxim, e edhe fuqitë e mëdha asnjëherë nuk ua kanë lejuar serbëve të bashkohen”, tha Vulini për televizionin serb “Pink”.

Ai tha se të gjithë serbët duhet të marrin vendime të përbashkëta për çështje të rëndësishme, se mjaft “kanë kërkuar falje për Serbinë e Madhe” dhe shtoi se bashkimi territorial i Gjermanisë për askënd nuk ishte problem, por bashkimi politik i serbëve është problem, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit