Serbia heq dorë nga nota protestuese ndaj Francës për shkak të flamurit të Kosovës

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se Serbia nuk do t’i parashtrojë notë proteste Francës për shkak të vendosjes së flamurit të Kosovës në Notre Dam të Parisit.

Ai këtë hezitim e arsyetoi me faktin se presidenti francez Emanuel Macron ka paralajmëruar vizitë në Serbi.

“Duke pasur parasysh vizitën e paralajmëruar të Macronit, që do të jetë vizita e parë e një presidenti francez pas 18 vjetësh, mendimi im është që këtë çështje ta lëmë për biseda”, citohet të ketë thënë ai.

Daçiq e ka cilësuar skandaloze vendosjen e flamurit të Kosovës në Notre Dam./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit