Serbia hidhëron Perëndimin, ua heq vizat vendeve që s’e kanë njohur Kosovën

Mos i humb

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Europian (BE) po ia shohin për të madhe Serbisë, e cila, nën ndikimin e Rusisë, ua ka hequr vizat disa shteteve, si Iranit për shembull

Kështu shkruan gazeta e Beogradit “Danas” duke u thirrur, siç thotë, në burime jozyrtare diplomatike, që kanë thënë se për këtë arsye për Serbinë mund të vihet në pikëpyetje regjimi i saj pa viza.

Gazeta shton, përcjell Koha.net, se nga vendet të cilave Serbia ua ka hequr vizat për shkak se nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në Serbi po shkon një numër i madh emigrantësh të cilët pastaj ilegalisht vazhdojnë rrugën për në vendet e Bashkimit Europian

Bashkëbisedues të kësaj gazete të Beogradit kanë thënë se Serbia, e udhëhequr nga kryetari Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, në kohë të fundit po zhvillojnë “aksion diplomatik agil” për të penguar njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, porse kjo diplomaci përfshin hapat e heqjes së vizave për vendet që janë problematike në sytë e Perëndimit./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit