Serbia ta njohë Kosovën dhe të mos e pengojë themelimin e ushtrisë – thotë instituti prestigjioz amerikan

Mos i humb

“NATO duhet të punojë me shtetin e Kosovës për krijimin e një force ushtarake të vogël, të pajisur lehtë, me tipare mbrojtëse. Ky proces duhet të rrjedhë përmes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por Serbisë nuk duhet t’i jepet e drejta e vetos”.

Duhet t’i bëhet e qartë Serbisë se nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën dhe se nuk mund ta pengojë Kosovën të bëhet anëtare, nëse Serbia anëtërsohet fillimisht, thotë Komiteti Kombëtar Amerikan për Politika të Jashtme.

Në këshillat që jepen për diplomacinë amerikane në raport me Ballkanin Perëndimor theksi vihet edhe tek nxitja e Bashkimit Europian për ta kthyer në agjendë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe krijimi i Ushtrisë të Kosovës, e pajisur me armatim të lehtë, pa iu lejuar vetoja Serbisë (në këtë çështje).

I titulluar “Koha për Veprim në Ballkanin Perëndimor – Përshkrim politikash për diplomacinë amerikane”, ky raport 24 faqësh – ndër autorët e të cilit është Frank Wisner, dikur ndërmjetës i diplomacisë amerikane në bisedimet për statusin final të Kosovës – përmend ngecjen e implementimit të marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve si tregues i rrezikshëm i kthimit në një konflikt të ngrirë të mosmarrëvshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bashkautorët tjerë janë personalitete eminente: Dr. Thomas E. Graham, Jonathan E. Levitsky, Ambasadori Cameron P. Munter, ndërsa kontribut kanë dhënë edhe Mark D. Stadnyk dhe Stephen C. Whittaker./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit