Sezoni i ri politik, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Mos i humb

Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri politike, kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë ministrat, zëvendësministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Raportohet në orën 11:30 Rama do të mbledhë qeverinë, kurse në orën 13:00 te Vila e Kuqe në Tiranë mbledh zëvendësministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Edhe në këtë mbledhje fokusi do të jetë te porositë e lëna nga kryeministri lidhur me dy dokumentet strategjike “BESA” dhe “Prania Besnike”.

Partia Socialiste ka nisur një seri takimesh në kuadër të dy projekteve të reja, “Pranisë Besnike” dhe “Besa”, të cilat synojnë një angazhim më të drejtpërdrejtë me qytetarët. “Pranisë Besnike” i kushton rëndësi pranisë së drejtpërdrejtë të përfaqësuesve politikë në terren, kurse “Besa” vendos në fokus dëgjimin e qytetarëve dhe evidentimin e problematikave të tyre.

Mbledhjet e strukturave kanë nisur më 23 gusht në Pogradec dhe tashmë janë zhvendosur në Tiranë, ku diskutimet po vijojnë për organizimin e punës dhe përgatitjet për sezonin e ri politik.

Një tjetër çështje në qendër të diskutimeve është edhe përgatitja për zgjedhjet vendore të vitit 2027, si dhe mënyra e organizimit të punës së strukturave socialiste në kryeqytet.

Drejtuesit politikë të qarqeve janë porositur të zbresin në terren dhe të intensifikojnë komunikimin me qytetarët në zonat elektorale që përfaqësojnë. Ata do të kenë gjithashtu përgjegjësinë për të drejtuar procesin e zbatimit të dy projekteve të reja të PS-së.

Në bashkëpunim me strukturat e Partisë Socialiste, deputetët dhe kryetarët e bashkive, drejtuesit politikë do të hartojnë një axhendë takimesh me qytetarët. Qëllimi është evidentimi i shqetësimeve dhe problematikave, si në nivel individual, ashtu edhe në atë komunitar.

Në fokus të këtyre takimeve do të jenë çështje që lidhen me infrastrukturën, mbetjet, investimet dhe problematika të tjera që prekin komunitetet.

Shqetësimet e evidentuara gjatë takimeve në terren do t’u përcillen ministrive përgjegjëse. Ndërkohë, ndjekja institucionale e këtyre problematikave deri në gjetjen e një zgjidhjeje do t’i ngarkohet një zëvendësministri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit