Sfida për Ligjin e gjuhëve këtë javë në Kuvendin e Maqedonisë

Mos i humb

Ligji për gjuhët në Maqedoni duhet të kalojë edhe episodin e tretë, të votohet edhe një herë në Kuvend nga shumica parlamentare, pasi më herët u hodh poshtë nga kryetari Gjorge Ivanov.

Dilema e vetme sipas LSDM-së është se OBRM-PDUKM-ja ka propozuar 35 mijë amandamente para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

I njejti e paralajmëroi se gjithçka do të shkojë sipas rregullores dhe se deputetët nuk e kanë të drejtën për ta bllokuar punën e Kuvendit.

Nga ana tjetër nga BDI thonë se ligji është punë e kryer. Ndërsa, Hristijan Mickovski i OBRM-PDUKM-së i propozoi kryeministrit Zaev heqje të ligjit nga procedura që ai ta mbështes në të gjithë ligjet për reforma në vend. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit