“S’gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen”, deputeti Enver Roshi shërohet nga koronavirusi pas dërgimit për mjekim në Turqi

Mos i humb

Deputeti i opozitës, Enver Roshi ka fituar betejën me koronavirusin, pasi një periudhe të gjatë dhe të vështirë që kaloi. Kreu i komisionit të Shëndetësisë, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 më 28 korrik u dërgua për mjekim më të specializuar në Turqi, pasi pati komplikacione me shëndetin.

Roshi përmes një mesazhi në rrjetet sociale nuk ka nguruar që të falënderojë mjekët për punën e tyre.

“Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar.

Qenia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek.

Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”, shprehet Roshi në mediat sociale.

Si fillim deputeti u trajtua në spitalin “Shfeqet Ndroqi”, ku mori edhe oksigjen dhe më pas u dërgua në Turqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit