SHBA dhe Kina do zhvillojnë bisedimet tregtare në Pekin javën e ardhshme

Mos i humb

Një delegacion i SHBA do të vizitojë Kinën javën e ardhshme për të biseduar në lidhje me dhënien fund të ‘luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Takimi vjen pas një jave të zymtë për tregjet amerikane, me humbje të nxitura pjesërisht nga frika tregtare.

Vitin e kaluar, Kina dhe SHBA vendosën tarifa prej më shumë se 300 miliardë dollarë të mallrave ndaj njëri-tjetrit.

Ky do të jetë takimi i parë ballë për ballë pasi që të dy vendet ranë dakord të mos vendosin tarifa të reja për 90 ditë.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord për armëpushim të përkohshëm më 1 dhjetor.

Në faqen e saj të internetit, ministria e tregtisë e Kinës tha se qëllimi i bisedimeve të ardhshme, që do mbahen në Pekin më 7 dhe 8 janar, do të jetë “zbatimi i konsensusit të rëndësishëm” të arritur nga dy udhëheqësit. Ekipi amerikan do të udhëhiqet nga zëvendës përfaqësuesi i tregtisë Jeffrey Gerrish, tha ministria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit