Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi marrëveshjen e re tregtare të Amerikës së Veriut.
Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) u miratua nga Dhoma me mbështetje dypartiake në një votim dërrmues me 385 vota pro dhe 41 kundër.
USMCA u propozua mbi një vit më parë si zëvendësim i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, ose NAFTA, e cila eliminoi barrierat tregtare midis tri vendeve.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump the se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi është përpjekur të merrte meritat për marrëveshjen e re, duke pohuar se marrëveshja është “e shkëlqyeshme”.
“Marrëveshja e shkëlqyeshme e Tregtisë USMCA (Meksikë dhe Kanada) ka qëndruar në tavolinën e Nancy Pelosit për tetë muaj, ajo as nuk e di madje se çfarë thotë, dhe sot, pasi kaloi me një diferencë të gjerë në Dhomë, Pelosi u përpoq të merrte meritat për të. Punëtorët do të votojnë për Trump. Marrëveshja tregtare është e shkëlqyeshme për SHBA-në”, ka shkruar Trump në Twitter.
Marrëveshja tregtare tani duhet të kalojë në Senat, ku pritet të miratohet në vitin 2020.
Marrëveshja u përfundua më 10 dhjetor pasi përfaqësuesit e të tre vendeve e nënshkruan atë në Meksikë.