SHBA: Disa forca aleate po shkojnë në Afrin

Mos i humb

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Amerikan, Heather Nauert, ka deklaruar se “disa nga forcat (YPG/PKK) me të cilat po punojmë në lindje, po i shohim duke u nisur të shkojnë në Afrin”.

Duke folur në një konferencë shtypi, Nauert tha se ato forca me të cilat SHBA-të po punojnë “kanë marrëdhënie familjare, lidhje familjare atje dhe ndoshta kjo është pjesë e arsyes pse”.

Duke përsëritur një deklaratë të mëparshme, Nauert tha se “ajo që po ndodh në Afrin është duke u larguar nga lufta kundër DEASH-it” dhe se “SHBA ishte në Siri për të luftuar DEASH-in”.

SHBA-të PYD/PKK-në e kanë quajtur një “aleat të besueshëm” në luftën e tyre kundër DEASH-it, pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme nga Turqia, e cila ka theksuar kërcënimin e vazhdueshëm terrorist të PYD/PKK-së edhe për sirianët, por edhe për rajonet kufitare të Turqisë.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin e “Degës së Ullirit” për të pastruar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini, në veriperëndim të Sirisë.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terrorizmit.

Nga atje theksuan se operacioni po kryhet në kuadrin e të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes në bazë të Kartës së OKB-së dhe respektin për integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit