SHBA, disa të vdekur në një aksident hekurudhor

Mos i humb

Tre pasagjerë humbën jetën në një aksident hekurudhor në Washington dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën.

Policia e Qarkut Pierce tha se treni i pasagjerëve Amtrak pranë qytetit DuPont doli nga binarët. Personat e lënduar u transportuan në spitalet në Pierce dhe Thurston, ndërsa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Drejtori i Amtrak, Richard Anderson, tha se sistemi që kontrollon shpejtësinë e trenit nuk ishte aktiv në momentin e aksidentit.

Përveç pasagjerëve, në tren ishin edhe pesë anëtarët e ekuipazhit. Komisioni Kombëtar për Sigurinë në Trafik në vendin e aksidentit dërgoi një ekip hetimor prej 20 anëtarësh./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit