Ish-shefi i divizionit të kundërzbulimit të FBI-së në qytetin e Nju Jorkut, Charlie McGonigal, u deklarua dje fajtor në Manhatan, pasi akuzohet se ka ndihmuar një oligark rus të sanksionuar per të gjetur informacione rreth armiqve të tij, pas daljes në pension.
Ish-agjenti special i ngarkuar, i cili doli në pension nga FBI në 2018, pas një karriere dy dekadash që përfshinte punën e kundërzbulimit të huaj rusë dhe hetimin e oligarkëve, u arrestua në janar pas akuzave në Nju Jork dhe Uashington, se ai punonte për bashkëpunëtorin e presidentit rus, Vladimir Putin dhe manjatin e aluminit, Oleg Deripaska, pas daljes në pension të tij.
Federalët thanë se McGonigal u përpoq të hiqte sanksionet e Deripaska dhe hetoi një nga rivalët e tij rusë në këmbim të pagesave sekrete.
Sipas kushteve të marrëveshjes së tij për pranimin e fajësisë, McGonigal u lejua të përballet me një akuzë për komplot për shkeljen e Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente, një ligj i vitit 1977 që SHBA-ja përdor për të sanksionuar vendet e huaja. Ai u përball me pesë akuza pas arrestimit të tij.
Agjenti special veteran, i kërkoi gjykatëses së qarkut amerikan, Jennifer Rearden të qëndronte në gjykatë për të pranuar krimet e tij nga pranvera deri në nëntor 2021, për të cilat ai tha se ishte thellësisht i penduar.
Ish-agjenti special i FBI-së tha se kishte marrë 17,500 dollarë të pastruara përmes dy kompanive të pa regjistruara.


