ShBA – Kalifornia kaplohet nga zjarret e pyjeve, arrestohet zjarrvënësi

Mos i humb

 

Zjarri në pyjet në rajonin San Bernardino të Kalifornisë në SHBA akoma nuk është vënë në kontroll.

Departamenti Zjarrfikës i Riverside County bëri të ditur se është arrestuar një person për të cilin dyshohet se ka shkaktuar zjarrin, në të cilin u dogjën 5 shtëpi dhe u evakuua e tërë lagjja.

Zyrtarët thonë se 32-vjeçari Brandon N. McGlover ka shkaktuar më shumë se një zjarr në rajonin e Riverside.

Prandaj, është dhënë urdhri për evakuimin e rreth 12 mijë personave. Mediat lokale thonë se për shuarjen e zjarrit, i cili ka përfshirë rreth 19 kilometra katrorë, janë angazhuar rreth 500 zjarrfikës. Po ashtu njoftojnë se stuhia e zjarrit akoma nuk është vënë nën kontroll.

Gjithashtu si pasojë e zjarreve është mbyllur edhe Parku Kombëtar Yosemite.

Zjarret që kishin kapluar Lake County në vitin 2015 morën katër jetë njerëzish dhe dëmtuan rreth 2.000 objekte banimi. /Ttr/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit