SHBA, kandidati demokrat Sanders tërhiqet nga gara presidenciale

Mos i humb

Kandidati për t’u nominuar në garën për presidentin e SHBA-së nga radhët e Demokratëve këtë vit, Bernie Sanders, njoftoi se ka pezulluar fushatën zgjedhore.

Siç njoftoi ekipi i fushatës së Sanders, ai këtë mëngjes ka zhvilluar një takim përmes telekonferencës me ekipin, ku ka njoftuar se ka vendosur të pezullojë fushatën që ka zhvilluar për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Me tërheqjen e Sanders nga gara, Joe Biden, ish-nënpresidenti amerikan, ngelet kandidati i vetëm në front në radhët e Demokratëve.

Partitë do t’i shpalosin kandidatët e tyre në kongreset që do të mbahen në muajin gusht.

Presidenti aktual Donald Trump është kandidati zyrtar edhe për zgjedhjet presidenciale të këtij viti nga Partia Republikane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit