SHBA, lirohet një nga të akuzuarit për planifikim të bastisjes së Kongresit

Mos i humb

Një person i lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Oath Keepers” i cili u gjykua lidhur me bastisjen e Kongresit më 6 janar në SHBA, është liruar nga gjykata në mungesë të provave dhe për shkak të problemeve shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykatësi, Amit Mehta në gjykatën rajonale në Washington tha se nuk ka provë të drejtpërdrejt se i akuzuari Thomas Caldwell ka hyrë në Kongres.

“I akuzuari gjithashtu ka vuajtur nga probleme serioze shëndetësore gjatë periudhës nën arrest”, tha Mehta i cili dha vendimin për lirimin e Caldwell me kusht që të mbahet 24 orë nën vëzhgimin e Sistemit të Pozicionit Global (GPS) dhe mbajtjen e tij në arrest shtëpiak.

Në një deklaratë muajin janar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) ishte theksuar se 65-vjeçari Caldwell në krye të “Oath Keepers” dhe 5 persona nga grupi, akuzoheshin për thurjen e komplotit kundër SHBA-së dhe planifikimin e bastisjes së kryer më 6 janar ndaj ndërtesës së Kongresit.

Ngjarjet në ndërtesën e Kongresit të SHBA-së

Mbështetës të ish-presidentit Donald Trump u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë ndërkohë që Kongresi Amerikan ishte mbledhur për seancën e miratimit të votimit të Këshillit Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale më 6 janar.

Dhjetëra mijëra protestues që morën pjesë në tubim, më pas marshuan drejt Kongresit dhe u përpoqën të hyjnë në ndërtesë. Mes protestuesve dhe policisë u shënuan përleshje ndërsa qindra protestues hynë në ndërtesën e Kongresit duke tejkaluar barrikadat.

Në Kongres u dërguan forcat e Gardës Kombëtare për të ndërhyrë ndaj ngjarjeve dhe forcat e sigurisë arritën të vendosin rendin 4 orë pas bastisjes. Si pasojë në incidente humbën jetën 5 persona, përfshirë një polic ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit