SHBA: Lufta kundër DEASH-it ende nuk ka përfunduar

Mos i humb

Autoritetet amerikane kanë thënë se lufta kundër organizatës terroriste DEASH ende nuk ka përfunduar.

Koloneli Ryan Dillon, përfaqësuesi i koalicionit amerikan në luftën kundër terroristëve të DEASH-it, deklaroi se militantët e DEASH-it, të cilët kanë ikur në territoret që kontrollohen nga PKK/PYD, kanë kaluar në zonat nën kontrollin e regjimit sirian dhe përparojnë drejt Damaskut.

“DEASH (në Siri dhe Irak) ka humbur pothuajse tërësisht territorin që dikur kontrollonte, por kjo nuk do të thotë se kjo luftë ka mbaruar”, tha Dillon gjatë adresimit në Pentagon përmes një video linku.

Ai shtoi se kjo organizatë terroriste shumë lehtë i është përshtatur kushteve të reja në terren.

Poashtu, theksoi se pretendimet se DEASH-i është mposhtur në Siri nuk janë të sakta.

“DEASH ende mbetet një kërcënim jo vetëm për Irakun dhe Sirinë, por për të gjithë botën”, tha Dillon./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit