SHBA, mbi 95 mijë të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 95.016, prej të cilëve 1.422 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 22.967, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.595.081.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afër 371 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 14,2 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 364.249 raste të konfirmuara dhe 28.758 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Rusia me mbi 317.554 raste, Brazili me 294.152 dhe Spanja me 279.524 raste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit