SHBA, numri i të vdekurve tejkalon 42 mijë

Mos i humb

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën 42 mijë

Të dhënat e universitetit njoftojnë për gjithsej 42.458 të vdekur dhe 788.920 raste të konfirmuara me COVID-19.

SHBA vazhdon të ketë numrin më të madh të vdekjeve nga virusi, ndëra Italia ka raportuar gjithsej 24.114 raste të vdekjeve dhe Spanja 21.282.

Sipas të dhënave, në SHBA mbi 73.500 njerëz janë shëruar.

New York është shteti amerikan më i goditur nga pandemia me gjithsej 18.653 vdekje dhe mbi 253 mijë raste të konfirmuara, ndërsa më pas është New Jersey me 4.520 vdekje dhe 88.800 raste të konfirmuara.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se në SHBA mund të shënohen deri në 65 mijë raste të vdekjeve.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sëmundjen e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, deri më tani janë raportuar më shumë se 2.5 milionë raste në të gjithë botën, me rreth 172 mijë vdekje dhe rreth 660 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit