SHBA, numri i vdekjeve nga COVID-19 tejkalon 150.000

Mos i humb

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 150.515, prej të cilëve 659 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 61.534, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.435.113.

Shteti amerikan California, me rreth 467 mijë raste, është shteti më i goditur në SHBA, i ndjekur nga New York me rreth 440 mijë dhe Florida me rreth 433 mijë raste.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,1 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 55,2 milionë.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me rreth 2,4 milionë raste dhe India me rreth 1,5 milionë raste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit