SHBA propozim të ri KS-OKB-së për armëpushim në Siri

Mos i humb

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, ka deklaruar se armëpushimi në Siri është i pasuksesshëm. Ajo thotë se i kanë paraqitur Këshillit të Sigurimit të OKB-së një “projekt rezolutë të re detyruese e cila sapo të pranohet do të hyjë në fuqi menjëherë në Gutën Lindore dhe Damask”.

Haley në fjalimin gjatë një seance ku u diskutua për “armëpushimin që nuk u zbatua” në Siri, akuzoi Rusinë për mospërmbushjen e premtimit të saj për zbatimin e armëpushimit në Siri.

Duke vënë në dukje se bombat vazhdojnë të bien mbi fëmijët, Haley tha se “Armëpushimi është i pasuksesshëm dhe ka ardhur koha për të kaluar në veprim. SHBA-të kanë hartuar një rezolutë të re detyruese që nuk do të lë hapësirë për justifikimet. Është e thjeshtë dhe do të hyjë në fuqi menjëherë sapo të miratohet”.

– SHBA është e gatshme të veprojë

“Nëse nuk mund të veprojmë kur fëmijët vdesin, çfarë bëjmë këtu?” Nëse nuk mund t’i shpëtojmë familjet që fshihen në strehimore nëntokësore për t’u shpëtuar bombave dhe nuk e kanë parë diellin për disa javë, Këshilli i Sigurimit është aq i paefektshëm po aq sa është kritikuar”, tha në fjalën e saj Haley.

Ajo paralajmëroi regjimin në çështjen e përdorimit të armëve kimike në Siri. “SHBA është e gatshme të veprojë nëse do të jetë e nevojshme. Kjo nuk është rruga që preferojmë. Ne kemi thënë më parë se do të kalojmë në veprim dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim një hap në këtë drejtim”, tha Haley.

Ndërsa përfqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia ka kritikuar SHBA-të dhe aleatët e saj se “nuk kanë bërë asgjë tjetër përveçse akuzojnë vazhdimisht qeverinë e Sirisë dhe duke bërë kërkesa Rusisë”.

Ai pretendon se në Gutën Lindore nën rrethim ku zhvillohet “luftë lundër terrorizmit” Nebenzia, bëri të ditur se nuk do të lejojnë që rajonet periferike të Damaskut të bëhen “baza të terrorizmit”.

Nebenzia thotë më tej se me “pretendimet për sulmet me armë kimike po përgatitet baza për pëdorimin e forcës së njëanshme ndaj qeverisë së Sirisë”.

– “Ne e shohim si të drejtë vetëmbrojtjen e Turqisë”

Zëvendës përfaqësuesi i Përhershëm i Britanisë së Madhe në OKB, Jonathan Allen tha se që nga dita kur KS-OKB ka marrë vendimin për armëpushim në Siri kanë humbur jetën 607 persona nga të cilët 99 janë fëmijë dhe 79 gra.

Para takimit duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me zhvillimet në Afrin, Allen duke bërë thirrje për ndalimin e konflikteve në mënyrë që të dërgohen ndihmat humanitare tha se “Ne e shohim si të drejtë vetëmbrojtjen e Turqisë”.

– “Armëpushimi nuk është zbatuar asnjëherë”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, dy javë pas miratimit të rezolutës 2401 të KS-OKB-së me të cilin kërkohet armëpushim humanitar 30 ditor në Siri, paraqiti raportin e tij në Këshill për zbatimin e këtij vendimi.

Ai theksoi se sulmet ajrore dhe bombardimet kanë vazhduar, pavarësisht rezolutës së KS të OKB-së që u miratua më 24 shkurt dhe se armëpushimi nuk është zbatuar asnjëherë.

Drejtori i organizatës Human Rights Watch në OKB, Louis Charbonneau në deklaratën e tij i kërkoi KS-OKB-së të zbatojë embargon e armëve ndaj zyrtarëve ushtarakë dhe qeveritarë që vazhdojnë të shkelin të drejtën ndërkombëtare. Sipas tij, forcat e regjimit të mbështetur nga Rusia dhe Irani kanë kryer “masakër” në Gutën Lindore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit