SHBA, protesta për Kudsin në New York dhe Washington

Mos i humb

 

 

Në New York dhe Washington janë mbajtur protesta kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds, okupimit të tokave palestineze nga Izraeli dhe kundër incidenteve të dhunshme në Gaza.

Një grup protestuesish nga komuniteti arab dhe palestinez, të cilët u mblodhën në New York protestuan kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds, okupimit të tokave palestineze nga Izraeli dhe martirizimit të më shumë se 50 palestinezëve në kufirin e Gazës, si pasojë e përdorimit të plumbave të vërtetë nga forcat e sigurisë izraelite.

Protestuesit reaguan ndaj Izraelit duke mbajtur pankarta me mbishkrime “Shpëtoni Palestinën nga okupimi racist”, “Kudsi është kryeqyteti i Palestinës” dhe “Marshimi i Kthimit të Madh”.

Kurse në Washington, një grup i mbledhur para hotelit të presidentit amerikan Donald Trump protestuan me slogane dhe pankarta kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-së në Kuds.

Rreth 200 persona u mblodhën para Hotelit Trump International në kryeqytetin amerikan, Washington, ku protestuan kundër qeverisë amerikane dhe asaj izraelite.

Grupi ka përdorur sloganin e përbashkët “nëse jo tani”, ndërsa zhvilloi një marsh të shkurtër në rrugën Pennsylvania, ku gjendet hoteli.

Protesta ishte e mbështetur edhe nga hebrenjtë anticionistë. Portestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë izraelite për shkak të shënjestrimit të civilëve, ndërsa administrata amerikane u kritikua për shkak të mbështetjes së saj.

Protestuesit bartnin edhe pankarta me mbishkrime si “E ardhmja e hebrenjve kërkon lirinë e Palestinës, “Hebrenjtë e rinj refuzojnë ambasadën okupuese të Trumpit” dhe “Kudsi nuk është lojë”.

Dje u bë hapja zyrtare e ndërtesës së re të ambasadës amerikane pas deklaratës së presidentit të SHBA-ve Donald Trump më 6 dhjetor të vitit 2017 se ka njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe se do të zhvendosë ambasadën e shtetit të tij nga Tel Avivi në Kuds.

Palestinezët të cilët vendosën tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, po mbajnë protesta nën moton “Marshimi milionësh”, të cilin e zhvillojnë për të protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe me rastin e 70 vjetorit të “Nakba”-s ose “Fatkeqësia e Madhe” e cila paraqet përvjetorin e themelimit të Izraelit. Në protestat e djeshme ranë dëshmorë 59 palestinezë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit