SHBA, rikthehet detyrimi për maskat në Kaliforni pas rritjes së rasteve me COVID-19

Mos i humb

Në Kaliforni të SHBA-së ka filluar të zbatohet sërish detyrimi për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata e shtetit njoftoi se rregullorja e re do të hyjë në fuqi që nga 15 dhjetori.

Krahas vendosjes së maskave në ambientet e mbyllura është bërë i detyrueshëm edhe vaksinimi i punonjësve të shëndetësisë, personelit publik, mësuesve dhe studentëve.

Vendosja e maskës në ambiente të mbyllura në SHBA është e detyrueshme edhe në Washington, Oregon, Illinois, New Mexico, Nevada dhe Hawaii.

Më 15 qershor në Kaliforni u hoq detyrimi i vendosjes së maskës për personat e vaksinuar. Por, me shfaqjen e variantit Omicron të virusit në mbarë vendin dhe me rritjen e numrit të rasteve në rajon, administratat lokale filluan të rivendosin gradualisht detyrimin për maskat.

Në Kaliforni ku numri i rasteve ka filluar të rritet prej rreth dy javësh, për shkak të virusit deri më sot janë regjistruar 4.886.509 raste ndërsa kanë humbur jetën 74.685 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit