SHBA – Të paktën 110 të vdekur pas zjarrit në Maui

Mos i humb

Pas zjarreve shkatërruese në ishullin Maui në shtetin amerikan të Hawait, presidenti Joe Biden ka planifikuar të vizitojë të hënën zonën e katastrofës.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden dhe bashkëshortja e tij, Jill do të udhëtonin të hënën në Maui për t’u takuar me punonjësit e urgjencës, të mbijetuarit dhe zyrtarët.

Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, tha dje se numri i të vdekurve ishte rritur në 110, ndërsa rreth 38% e zonës së shkatërruar ishin kontrolluar tashmë.

Green tha në një konferencë për shtyp se më shumë se 1 000 persona ishin raportuar të zhdukur dhe paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritej ndjeshëm.

Autoritetet thanë se 40 qen po kërkonin kufomat nën rrënojat, së bashku me qindra zyrtarë nga e gjithë bota.

“Ishte një operacion shumë i vështirë kërkimi, pasi qentë duhej të kalonin nëpër mbeturina që digjen”, tha kreu i autoritetit kombëtar të mbrojtjes civile “FEMA”, Deanne Criswell.

“Vetëm pesë prej trupave janë identifikuar deri më tani”, tha shefi i policisë John Pelletier. Autoritetet u bënë thirrje të afërmve të të zhdukurve që të sigurojnë mostra të ADN-së në mënyrë që ato të përputhen.

“Një ekip i madh ekspertësh mjeko-ligjorë ka mbërritur në ishull për të ndihmuar në identifikimin e trupave”, sipas raportimeve të mediave.

Presidenti Biden premtoi ndihmën e qeverisë për popullin e Havait dy ditë pasi zjarret shpërthyen, javën e kaluar.

Zjarret shpërthyen më 8 gusht në disa vende në Mauit dhe ishullin fqinj të Havait, i cili ndan të njëjtin emër me shtetin amerikan.

Qyteti historik bregdetar i Lahaina në Maui, i cili kishte 13 000 banorë para katastrofës, u godit veçanërisht rëndë.

Shumë rrugë atje duken si një zonë lufte. Qendra e Lahainës është shkatërruar plotësisht, ndërsa forcat e emergjencës janë ende në kërkim të personave të zhdukur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit