Së paku tre persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një avioni të vogël në shtetin amerikan të Virxhinias Perëndimore (West Virginia), transmeton Anadolu Agency (AA).
Administrata Federale për Aviacion theksoi se një avion Beechcraft C23 u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Fayetteville.
Sipas policisë, rrënojat e avionit u gjetën në fshatin Lansing, rreth 80 milje në juglindje të Charleston.
Është konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën, ndërkohë në rrjedhë është hetim mbi aksidentin.


