SHBA, Trump shkarkon Sekretarin për Çështjet e Veteranëve

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump njoftoi se Sekretari amerikan për Çështjet e Veteranëve për një kohë të shkurtër do të largohet nga detyra dhe në vend të tij planifikon ta emërojë admiralin Ronny L. Jackson, i cili është edhe mjeku i tij.

Trump në një deklaratë në Twitter ka njoftuar planin e tij për një ndryshim të ri në kabinetin e tij.

“Mendoj që të nderuarin admiralin Ronny L. Jackson ta prezantoj si kandidat për sekretar të Çështjeve të Veteranëve. Gjatë kohës së kalimit, ushtrues i detyrës së sekretarit do të jetë Robert Wilkie nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Jam mirënjohës për shërbimet e David Shulkin-it për shtetin dhe për veteranët tanë të vlefshëm”, ka thënë Trump.

Ndërkohë ende nuk ka ndonjë njoftim nga Shtëpia e Bardhë se kur Jackson do të vjen në detyrë.

Në mediat amerikane thuhet se Jackson është mjeku i Trumpit. Jackson i cili ushtron detyrën e admiralit në marinën amerikane, që nga periudha e George W. Bush e deri më tani është mjek i presidentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump më 13 mars shkarkoi nga detyra Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson ndërsa më 22 mars edhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, gjeneral lejtnant Herbert Raymond McMaster dhe se në vend të tij do të emërohet ish-përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në OKB, John Bolton.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit