Shefat e ushtrisë dhe inteligjencës turke takim në kufirin me Sirinë

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, Yaşar Güler, komandanti Forcave Tokësore të Ushtrisë Turke, Ümit Dündar dhe shefi i inteligjencës turke MIT, Hakan Fidan kanë zhvilluar një takim në provincën jugore të Turqisë, Hatay, në kufirin me Sirinë, ku janë vlerësuar zhvillimet e fundit Idlib të Sirisë.

Zyrtarët turq u takuan në provincën Hatay për të diskutuar zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Sirisë dhe përpjekjet për vazhdimin e armëpushimit në Idlib.

Në mbledhje gjithashtu është diskutuar gjendja e fundi në Idlib në drejtim të marrëveshjes së nënshkruar në Soçi.

“Të gjitha përpjekjet po bëhen për vazhdimin e armëpushimit dhe stabilitetit në drejtim të marrëveshjes së Soçit. Bashkëpunimi ynë i ngushtë në këtë çështje me Rusinë vazhdon,” tha ministri Akar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit