Shefi i AKI-së jep dorëheqje

Mos i humb

Shefi i AKI-së, Driton Gashi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, një javë pasi kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i kërkoi lirimin e pozitës, pas deportimit të gjashtë shtetasve turq pa dijeninë e krerëve shtetërorë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

“Zyra e Kryeministrit e ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e tij”, tha Gashi.

Më 29 mars, ishin arrestuar dhe deportuar me shpejtësi gjashtë shtetas turq të akuzuar se janë pjesëtar të organizatës FETO të Fetullah Gylenit. Ky operacion u tha se ka ndodhur pa dijeninë e kryeministrit, presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, tre drejtuesve shtetërorë.

Pos Gashit, dorëheqje si pasojë e këtij rasti ka dhënë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, të cilit i kërkoi lirimin e pozitës kryeministri Ramush Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit