
Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara përgjegjës për negociatat e paqes, Patrick Cammaert, arriti sot në mëngjes në kryeqytetin e Jemenit për të negociuar me krerët e lëvizjes rebele Houthi.
Gjenerali holandez në pension Cammaert arriti në Sana që është nën kontroll të rebelëve, ndërsa paraprakisht vizitoi qytetin jugor Aden në të cilin dje u takua me krerët e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht jemenase.
Cammaert në krye të misionit të Kombeve të Bashkuara u emërua në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-ve, ndërsa detyrë kryesore e ka të monitorojë armëpushimin në qytetin port më të madh Al- Hudaydah dhe të ndërmjetësojë në procesin e mëtejshëm paqësor në Jemen.
Al- Hudaydah është porti dhe qyteti më i madh që ka qenë damari i Jemenit. Përmes këtij porti, në Jemen arrijnë 90 për qind të importeve totale dhe 80 për qind të totalit të ndihmës humanitare.
Jemeni është bastion i krizës së thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014. Lëvizja rebele Houthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme të vendit, ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.


