Shefi i OKB-së kërkon armëpushim global për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka kërkuar që t’u jepet fund të gjitha konflikteve në të gjithë botën, që komuniteti ndërkombëtar të mund të përqendrohet në mënyrë të veçantë në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

“Bota jonë përballet me një armik të përbashkët, virusin COVID-19. Virusit nuk i intereson kombësia, përkatësia etnike, fraksioni apo besimi. Ai i sulmon të gjithë pa mëshirë. Në vendet e shkatërruara nga lufta, sistemet shëndetësore janë shembur, profesionistët e shëndetësisë tashmë të paktë në numër, shpesh janë shënjestruar”, Guterres u tha gazetarëve gjatë një konference virtuale për media.

Vrulli i koronavirusit ilustron marrëzinë e luftës, tha Guterres, duke shtuar se “kjo është arsyeja pse sot kërkoj një armëpushim global në të gjitha këndet e botës”.

Guterres u kërkoi palëve ndër-luftuese në botë që të lënë mënjanë mosbesimin dhe armiqësinë, si dhe të ndalojnë artilerinë dhe sulmet ajrore.

“Kjo është thelbësore për të ndihmuar në krijimin e korridoreve për ndihmë për shpëtimin e jetëve, për të hapur dritare të çmuara për diplomacinë, për të sjellë shpresat në vendet më të prekura nga virusi COVID-19”, tha Guterres. 

Sipas shefit të OKB-së, nëse luftimet vazhdojnë mund të ketë një përhapje “absolutisht shkatërruese” e koronavirusit.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins në Maryland, virusi COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në 167 vende dhe rajone duke infektuar mbi 350 mijë njerëz në mbarë botën. Nga ky virus po ashtu janë konfirmuar rreth 15.300 vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit