Shefi i politikës së jashtme të BE-së në Turqi për bisedime

Mos i humb

Ankara

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, së bashku me komisionerin e BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic do të zhvillojnë një vizitë dyditore në Turqi, njoftoi të martën Ministria e Jashtme turke.

Në një deklaratë, ministria tha se gjatë vizitës dy ditore do të diskutohen marrëdhëniet Turqi-BE, kriza e emigracionit dhe zhvillimet rreth Idlibit.

Idlibi është vend strehimi i katër milion civilëve, përfshirë qindra mijëra të zhvendosur vitet e fundit nga sulmet e forcave të regjimit në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.

Në muajt e fundit, afro 1.7 milion sirianë kanë lëvizur afër kufirit turk për shkak të sulmeve intensive nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit dhe aleatëve të tij.

Në shtator 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlibin në një zonë të de-eskalimit në të cilën ndalohen shprehimisht aktet e agresionit.

Por që prej asaj kohe, më shumë se 1,800 civilë janë vrarë në sulme ajrore dhe granatimet nga regjimi dhe aleatët e tij.

Ushtarët turq janë duke punuar për mbrojtjen e civilëve lokalë në bazë të marrëveshjes së vitit 2018 me Rusinë që ndalon aktet e agresionit në rajon.

Fluksi i migrantëve në Evropë

Mijëra migrantë u mblodhën në vendkalimin kufitar Pazarkule të Greqisë pasi zyrtarët turq njoftuan javën e kaluar se nuk do të përpiqeshin të ndalonin migrantët e parregullt në rrugëtimin e tyre drejt Evropës.

Ky hap pasoi pas një sulmi të forcave të regjimit sirian ndaj trupave turke në Idlib, në të cilin ranë dëshmorë të paktën 34 ushtarë javën e kaluar.

Të dielën, Turqia njoftoi një ofensivë të re, Operacioni “Mburoja e Pranverës”, në veriperëndim të Sirisë për të mbrojtur civilët nga sulmet e regjimit.

Turqia tashmë strehon rreth 3.7 milionë emigrantë vetëm nga Siria, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Ankaraja vazhdimisht është ankuar se Evropa ka dështuar të përmbushë premtimet e saj sipas marrëveshjes BE-Turqi të vitit 2016 për refugjatët me të cilën duhej të ndihmoheshin migrantët dhe të frenohen valët e mëtejme të migrantëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit