Shefi i ri i UNHCR-së në Kosovë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot shefin e ri të Misionit të UNHCR-së, Erol Arduc.

Ai i tha atij se Qeveria është falënderuese për kontributin që ndër vite e ka dhënë ky mision i huaj, veçanërisht ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me azilkërkuesit.

“UNHCR ka pasur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në Kosovë, në përmbushjen e mandatit të tij specifik rreth refugjatëve, si dhe monitorimin e rregullt të situatës së mbrojtjes së kthimit vullnetar të pakicave dhe të popullatave të zhvendosura brenda Kosovës”, tha gjatë fjalës së tij, Haradinaj.

Shefi i ri i Misionit të UNHCR-it, Erol Arduc, theksoi se, bashkëpunimi midis UNHCR-së dhe institucioneve vendore kosovare do të jetë edhe më i fuqishëm në të ardhmen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit