Shefi i shërbimit sekret britanik: Armiqtë e Britanisë Rusia dhe Kina

Mos i humb

Mbretëria e Bashkuar në ditët e sotme përballet me kërcënime që vijnë nga Rusia dhe Kina, ka qenë kjo deklarata e para e shefit të ri të shërbimit sekret të Brendshëm britanik.

Në deklaratën e tij, Ken McCallum deklaroi se agjentët britanikë të spiunazhit po përpiqen të mbrojnë vendin nga sulme të ndryshme dhe komplekse që vijnë nga fuqi armike, të cilat synojnë synojnë të sabotojnë gjithçka, nga demokracia e deri tek kërkimet shkencore.

“Nëse pyetja që shtrohet është se cili shërbim sekret i huaj përbën kërcënimin më të madh për Britaninë, atëherë përgjigja është Rusia. Nëse nga ana tjetër pyetja është se cili shtet do t’i japë formë botës sonë përgjatë dekadës së ardhshme, duke sjellë sfida të mëdha për vendin, atëherë përgjigja është Kina. Rusinë mund ta shohim si një vetëtimë në mot të keq, ndërsa Kinën si një faktor që po ndryshon klimën”, është shprehur McCallum.

McCallum, u caktua në këtë detyrë në muajin mars, kur vendi ishte në shtetrrethim për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, tha gjithashtu se spiunazhi britanik po përpiqet të mbrojë kërkimet për vaksinën. Duke theksuar se ende ekziston mundësia e vjedhjes së të dhënave apo sabotimit të kërkimeve në kuadër të garës globale për  të gjetur vaksinën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit