Deputeti Dashamir Shehi, e ka nisur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit me kritikë.
Ai tha se Kuvendi është i të gjithëve, e nuk mund të zgjatet pafund, duke replikuar kryeministri Edi Rama me kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
“Na keni votuar të japim një mendim, nuk ka vlerë të jetë për të folur vetëm 2 veta.
Kjo sallë është e gjithë shqiptarëve, jo e dy vetave apo tre vetave.
Unë përfaqësoj këtu një ide që është nga të gjitha palët”, u shpreh Shehi.
Sakaq, deputeti foli dhe për rendin e ditës, më konkretisht për borxhin e marrë.
Ai tha se borxhi duhet të jetë transparent dhe të tregohen se për çfarë po shpenzohen paratë.
“Në Shkodër ka pasur një fjalë të vjetër, lypa është e madhe, por nuk të lë pa gjë.
Borxhi në kohët moderne, sigurisht mund të ketë sistem të mirë, garanci për t’u kthyer.
Kjo nuk është gjë e keqe, sepse çdo qeveri ka nevojë për para të lira.
Nëse vazhdojmë në këto ritme, për 5 vite, shërbimi i borxhit do të shkojë 80 mln euro.
Shumë njerëz shikojnë ëndrra me sy hapur. Borxhi është borxh.
Nëse nuk shlyhet në një mënyrë, do të shlyhet diku tjetër.
Ndaj borxhi duhet marrë me kujdes, duhet treguar sa është marrë.
Më parë merrej borxhi më shumë, ndërsa tani merret me interes.
Borxhi varet nga tregu ndërkombëtar.
Nëse ka para të lira andej.
Sot, para në tregun ndërkombëtarë ka goxha. Unë nga eksperienca them se edhe 3.5% nuk është shifër e madhe. Por ku po shkojnë paratë e borxhit.
Në ministritë e tjera varej një listë te xhami, ndërsa tani marrim miliona euro e nuk themi për çfarë shkojnë.
Do të thoja që borxh po, në princip nuk jemi kundër, por borxh sa më të lirë. Borxh që mban ekuilibrat mes valutës dhe monedhës vendase.
Ky është principi bazë që duhet të punojmë të gjithë.
Borxhi është i shqiptarëve.
Ne i marrim borxh kalamajve tonë sepse ato do e shlyejnë. Ky është principi që duhet të mendojmë”, tha Shehi.


