Shembja e pallatit 12-katësh në Florida, 159 qytetarë rezultojnë ende të zhdukur. Vijojnë kërkimet nën rrënoja

Mos i humb

Teksa vijojnë ende kërkimet nën rrënojat e pallatit 12 katësh që u shemb në Miami të Floridas,159 qytetarë rezultojnë të zhdukur.

Kryebashkiaku i Miami-Dade, Daniella Levine Cava thotë se zyrtarët e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet dhe ka ende shpresë për gjetjen e të mbijetuarve në rrënojat e ndërtesës që u shemb.

Mësohet se gjatë natën vijuan gërmimet 130 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses.

Ndërkohë, guvernatori i Floridas, DeSantis tha se fokusi mbetet në gjetjen e të mbijetuarve dhe më pas do të merren me hetimet se pse ra ndërtesa.

Nga ana tjetër familjarët janë në ankth për të marrë lajme mbi të afërmit e tyre që rezultojnë të zhdukur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit