Shembje dherash në rrugën Klos-Qaf Buall, çarja e tokës i afrohet banesave

Mos i humb

Reshjet e dendura të shirave të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të ndryshme në Qarkun Dibër.

Raportohet se si pasojë e reshjeve të shiut një masiv i madh dheu mbuloi rrugën nacionale Klos-Qaf Buall në fshatin Kloskatund.

Për pasojë qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë.

Rrëshqitja e dherave vijon t’i afrohet edhe disa banesave. Çarja e tokës duket si të ishte bërë nga një tërmet i fuqishëm.

Banorët që jetojnë aty pranë apelojnë për ndihmë që të ndërhyhet sa më shpejt pasi rrëshqitja mund të vijojë dhe t’ju rrezikojë shembjen e shtëpive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit