Shënohet rasti i parë me koronavirus në ushtrinë zvicerane

Mos i humb

Testimi për koronavirus që i është bërë një pjesëtari të ushtrisë zvicerane ka rezultuar pozitiv

Ushtari në fjalë ishte në zonën kazermën Wangen an Aare, Kantoni i Bernës, njofton zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist

Pacienti është izoluar në infermierinë e kazermës.

Gjendja e pacientit është e qëndrueshme. Tre personat me të cilët ai ndante dhomën, janë vendosur në karantinë, në qendrën mjekësore. Për pjesëtarët e tjerë të ushtrisë që kishin pasur kontakte me të infektuarin gjatë ditës, oficeri i lartë mjekësor ka urdhëruar ​​një karantinë të përkohshme brenda natës.

Ushtaraku në fjalë, të hënën ishte angazhuar në kursin e përsëritjes (WK) me Batalionin e Policisë Ushtarake 3.

Duke bërë identifikimin për hyrje në kazermë, ai ka thënë që më parë kishte qenë në Milano.

Një test i parë i bërë nga laboratori ABC në Spiez rezultoi pozitiv.

Megjithatë, konfirmimi nga laboratori i referencës në Gjenevë është ende në pritje.

Rekrutimi nga shkollat e ushtrisë dhe kurset e rifreskimit do të vazhdojnë të funksionojnë të pandryshuara.

Ndërkohë, kufizimi të drejtës së ushtarëve për të dalë nga kazermat është shtrirë për të gjitha trupat në detyrë, në të gjithë Zvicrën.

Ditë më parë ishte raportuar për një ndalesë të tillë që ishte vendosur në Kantonin Tiçino.

Qëllimi i kësaj mase është të sigurojë që forca ushtarake të jetë e gatshme të mbështesë autoritetet civile dhe popullsinë nëse është e nevojshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit