Shënon rritje inflacioni në Eurozonë në prill

Mos i humb

Çmimet e konsumit në zonën e euros parashikohet të rriten në prill me 1,6 për qind më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar dhe nga 1,3 për qind në mars, njoftoi zyra e statistikave e bllokut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndër përbërësit kryesorë të inflacionit në zonën e euros, energjia pritet të ketë pasur normën më të lartë vjetore në prill me 10,3 për qind, krahasuar me 4,3 për qind në mars, sipas vlerësimit aktual të Eurostatit.

Pasuan shërbimet me 0,9 për qind, ushqimi, alkooli dhe duhani me 0,7 për qind, dhe mallrat industriale jo-energjetike me 0,5 për qind.

Në prill, niveli më i lartë i indekseve të harmonizuara të çmimeve të konsumit (IHÇK) u regjistrua nga Malta (2,9 për qind), ndërsa Luksemburgu e kishte më të ultën me 0 për qind.

Eurozona përfaqëson vendet anëtare që përdorin euron si monedhën e tyre të vetme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit