Kryetari i parlamentit të Iranit, Ali Larijani, i cili ishte infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) është shëruar.
Zëdhënësi i parlamentit iranian, Asadullah Abbasi, në deklaratën për agjencinë zyrtare të Iranit, IRNA, njoftoi se testi i përsëritur i Larijani ndaj COVID-19 ka rezultuar negativ dhe se ai është shëruar.
“Larijani duke filluar nga dje ishte në punë. Doli nga karantina. Ndërkohë, sot edhe nesër do të jetë në zyrë”, tha Abbasi.
Larijani më 2 prill kishte rezultuar pozitiv, ndërsa më pas ai ishte marrë nën karantinë ku edhe kishte filluar trajtimi.
Që dje, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran është 5.710, ndërsa rastet 90.481.


