Sherri te “Orange Club”, roja i sigurisë i nxori autorët jashtë, ata u kthyen dhe plagosën pronarin

Mos i humb

Zbardhet ngjarja që ndodhi një natë më parë ne Sarandë, ku mbeti i plagosur pronari i lokalit “Orange” ndërsa policia arrestoi sot një ndër autorët ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim.

Spiro Iljadhi u qëllua në ambientet e jashtme të lokalit të tij “Orange Club” me 20 plumba ndërsa u nis me urgjencë drejt Tiranës.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Gjithçka ka nisur kur tre autorët janë nxjerrë jashtë nga roja e sigurisë së ‘Orange Club’ në pronësi të biznesmenit Spiro Iljadhi.

Arsyet se përse 3 autorët janë nxjerrë jashtë lokalit nuk dihen ende, por ata nuk e kanë lënë me kaq, janë rikthyer të armatosur dhe kanë nisur të qëllojnë drejt lokalit dhe automjetit “Range Rover” të pronarit Spiro Iljadhit

Pasi ka dëgjuar krismat e armëve, Iljadhi ka dalë jashtë dhe ende nuk dihet me saktësi nëse e kanë zënë plumbat teksa po shkrepeshin drejt lokalit apo nëse autorët kanë qëlluar me qëllim në drejtim të 35 vjeçarit. Plumbat e kanë kapur Iljadhin në pjesën e barkut duke i shkaktuar dëmtime të shumta në zorrë.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Sarandës, biznesmeni është transportuar me helikopter drejt Traumës, ku dhe i është nënshtruar një operacioni vështirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit