“Shi” gurësh në Torovicë

Mos i humb

Banorëve të Torovicës u ka mbetur vetëm që t’i luten Zotit t’i shpëtojë nga mali dhe zemërimi i natyrës.

Gurë të mëdhenj vazhdojnë të bien në rrugën Lezhë- Torovicë, ku edhe mëngjesin e së enjtes fatmirësisht nuk pati viktima.

Banoret e zonës tregojnë se ndihen të rrezikuar në çdo moment nga rënia e gurëve dhe se nuk mund të shpresojnë që rastësia t’ua kursejë gjithnjë jetën.

Gurët e mbetur në mes të rrugës sipas banoreve mund të bëhen edhe burim aksidenti.

Prej ditës së martë kur gurët ranë në oborrin e një shtëpie në Torovicë, zyrtarët e Emergjencave civile pranë Prefekturës dhe Bashkisë Lezhë thonë se do të ndërhyjnë, por ende në terren nuk është bërë asgjë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit