Shilegov: Shkupi qytet biçikletash, një nga prioritetet e mia kryesore

Mos i humb

Qyteti i Shkupit është nikoqir dhe bashkëorganizator i konferencës ndërkombëtare “mobilitet i qëndrueshëm urban në qytetet e Evropës Juglindore”, e përkrahur nga agjencia gjermane GIZ -për qytete të ndërlidhura si dhe nga qeveria gjermane, në të cilën do të debatohet për rritjen e përdoruesve të biçikletave në Shkup.

Në tre ditët në vijim përfaqësues të administratës së qytetit të Shkupit, ndërmarrjeve që janë nën ingerenca të tij, OJQ-të dhe Ministria për Mbrojtjen e Ambientit, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë të kësaj konference, do të shqyrtojnë mundësitë për avancimin e kulturës së biçikletave, që do të duhet të rezultojë me rritjen e numrit të përdoruesve të rregullt të biçikletave.

“Projekti Shkupi një qytet biçikletash, paraqet njërin nga prioritetet e mia më kryesore, si kryetar, si dhe administratës sime përmes një zgjidhjeje të re sistemore që njëherit është ekologjike dhe moderne me të cilën synojmë të rregullojmë kaosin e trafikut në qendër të qytet, me çka do të ulet emetimi i gazrave”, tha në një prononcim për mediat kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Në secilën rrugë të re të ndërtuar, tha Shilegov, janë paraparë korsi për biçikleta dhe për këmbësorë, të cilat do t’u mundësojnë qytetarëve mënyra alternative të qarkullimit.

“Plani ynë është që në vitin 2021 Shkupi të bëhet kryeqendër e gjelbër evropiane, ndërsa thelbi i funksionimit të Shkupit do të jetë metodologjia e një S’mart City, qytet për të gjithë”, tha Shilegov.

Ai tha se aktualisht po kërkohet një koordinim më i mirë mes autoriteteve të qytetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, më saktësisht policisë së trafikut, për largimin e automjeteve të parkuara në trotuare dhe në të ashtuquajturat rrugë kryesore të qytetit, për të shtuar se në pranverën e ardhshme ky problem do të jetë i zgjidhur dhe se çiklistët do të mund lirshëm të qarkullojnë me mjetet e tyre të transportit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit