Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje në disa rajone të Spanjës

Mos i humb

Shirat intensivë prej dy ditësh kanë vendosur nën ndikimin e tyre zonat qendrore, lindore dhe veriore të Spanjës duke shkaktuar përmbytje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shirat intensivë kanë prekur më shumë rajonet autonome të tilla si Valencia, Castilla La Mancha, Castilla y Leon, Navarra, Baskia dhe Katalonja.

Në deklaratat nga administratat lokale të këtyre rajoneve, thuhet se janë përmbytur shumë shtëpi dhe biznese, janë dëmtuar shumë mjete, është mbyllur trafiku për disa rrugë dhe ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Njoftohet se 77 persona të prekur nga uji e kanë kaluar natën nëpër hotele në qytetin Tarragona ku për 3 orë kanë rënë 252 litra reshje të cilët përkojnë me më shumë se gjysmën e sasisë mesatare të reshjeve për metër katror të shënuara gjatë gjithë vitit.

Ndërkohë për shkak të bastisjeve të ujit dy persona janë plagosur dhe janë shkaktuar dëme serioze mjedisore në Valencia e cila është edhe vendi pritës në festivalin Las Fallas ku në fillim ekspozohen kukulla gjigante prej druri dhe që më pas digjen.

Ekipet e ndërhyrjes emergjente ndihmuan popullatën kundër përmbytjeve në më shumë se 2.000 zona në të gjithë vendin dhe shpëtuan personat të cilët ishin bllokuar në shtëpitë dhe automjetet e tyre.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në një mesazh të publikuar nga llogaria e tij në Twitter duke iu drejtuar personave të dëmtuar nga përmbytjet tha se “Solidariteti im është në të gjitha vendet e prekura nga shirat në orët e fundit. Shumë komuna dhe qytete janë alarmuar nga era dhe shiu intensiv. Të tregojmë kujdes maksimal dhe të respektojmë udhëzimet e ekipeve të ndërhyrjes emergjente të cilat bëjnë punë të jashtëzakonshme”.

Ndërkohë ekspertët e meteorologjisë kanë ndarë informacionin se kanë lënë pas muajin gusht me reshjet më të dendura të shiut në vitet e fundit dhe se Madridi ka kaluar gushtin me më shumë reshje që nga viti 1947 e deri tani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit